Çfarë dimë për sulmin e raportuar ndaj dy anijeve në Detin e Kuq?

Bota

Çfarë dimë për sulmin e raportuar ndaj dy anijeve në Detin e Kuq?

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Një nga zhvillimet më të mëdha të ditës së diel ka qenë një sulm i raportuar ndaj dy anijeve në Detin e Kuq.

Ka pasur shumë përditësime që kur lajmi u publikua fillimisht këtë pasdite, kështu që këtu është një përmbledhje e asaj që dimë deri më tani, shkruan Sky News.

Çfarë thanë Shtetet e Bashkuara?

Pentagoni theksoi se ishte në dijeni të raporteve që sugjeronin se luftanija amerikane USS Carney dhe disa anije tregtare ishin nën sulm në Detin e Kuq.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, i tha AP se sulmi filloi rreth orës 10 të mëngjesit në Sanaa, Jemen, dhe kishte zgjatur deri në pesë orë.

Ndërkohë dy zyrtarë të mbrojtjes më pas thanë për NBC se USS Carney kishte “shkatërruar një dron Houthi që ishte drejtuar në drejtim të tyre ndërsa ishte në Detin e Kuq jugor”, shkruan Sky News.

Ndërsa një nga zyrtarët tha se “anije të shumta tregtare në Detin e Kuq u sulmuan nga raketat Houthi” për disa orë.

Versioni grupit Houthi

Rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani pretenduan se kanë shënjestruar dy anije izraelite në ngushticën Bab al-Mandab në Detin e Kuq të dielën me një dron të armatosur dhe një raketë detare.

Një zëdhënës i ushtrisë së grupit, gjeneral brigade Yahya Saree, tha se anija e parë që u sulmua ishte transportuesi me flamur i Bahamas, Unity Explorer, i cili është në pronësi të një firme britanike.

Një nga oficerët e saj është Dan David Ungar, i cili jeton në Izrael dhe është identifikuar në mediat shtetërore si djali i miliarderit izraelit të anijeve Abraham Ungar.

E dyta ishte një anije kontejnerësh me flamur panamez, e quajtur Number Nine, e cila është e lidhur me Bernhard Schulte Shipmanagement, tha Saree.

Në momentet e fundit, kompania administruese konfirmoi se anija ishte “goditur nga një predhë” ndërsa lundronte në ngushticë, por se nuk kishte të lënduar.

Po Mbretëria e Bashkuar?

Agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar bëri të ditur se kishte marrë raporte për një sulm me dron në ngushticën Bab al-Mandab.

Ajo gjithashtu raportoi aktivitetin e dronëve me origjinë nga Jemeni, si dhe një shpërthim të mundshëm.

Kompania britanike e sigurisë detare Ambrey dhe burimet treguan se një transportues me shumicë dhe një anije me kontejnerë ishin goditur nga të paktën dy drone.

Ambrey shtoi se anija e kontejnerëve thuhet se kishte pësuar dëmtime nga një sulm me dron rreth 63 milje (rreth 100 kilometra) në veriperëndim të portit verior të Jemenit të Hodeidah.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari ka thënë se dy anijet që pretendohet se janë sulmuar nga Huthi nuk kanë lidhje me shtetin e Izraelit.

Ai shtoi se raketat “ranë mbi dy anije tregtare” dhe njëra ishte “dëmtuar ndjeshëm”.

“Ajo është në rrezik të fundoset dhe një anije tjetër u dëmtua lehtë”, tha ai, duke fajësuar për sulmin Iranin, i cili mbështet Houthi-t. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat