Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

Bota

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 13:37
Volodymyr Zelensky

Pasi fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongresin amerikan u anulua në minutën e fundit, ambasadores së Ukrainës iu desh të shpjegonte këtë vendim.

Ambasadorja Oksana Markarova tha se presidenti mbajti një fjalim para Kongresit.

Asgjë katastrofike nuk ndodhi në të vërtetë. E dini, presidenti foli para Kongresit, mbajti një sërë takimesh. Sot u caktuan një seri e tërë informimesh të brendshme në të cilat folën përfaqësues të administratës amerikane. Ishte një ide për t’u përfshirë. Megjithatë, sepse kemi diskutuar edhe çështjet e brendshme, jo vetëm ato të Ukrainës, nuk kemi marrë pjesë sot”, tha ambasadorja.

Me rastin e anulimit të fjalimit ka folur edhe kreu i Senatit amerikan, Chuck Schumer, i cili nuk ka shpjeguar pse Zelensky nuk është paraqitur.

Shefi i zyrës së Zelenskyt, Andriy Yermak, tha më herët të martën se ekzistonte një “rrezik i madh” i humbjes së Ukrainës pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA.

“Do të jetë e vështirë t’i mbash ata në të njëjtat pozicione dhe që njerëzit të mbijetojnë”, shtoi ai në një fjalim në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington DC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat