Masakër në Ekuador/ Katër fëmijë të vegjël vriten pasi personat e armatosur sulmuan shtëpinë e gabuar

Bota

Masakër në Ekuador/ Katër fëmijë të vegjël vriten pasi personat e armatosur sulmuan shtëpinë e gabuar

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:44
Ekuador

Katër vëllezër të vegjël u vranë mbrëmjen e së hënës nga persona të armatosur që goditën me plumba shtëpinë e një familjeje në Guayaquil, porti më i madh në Ekuador , i rrënuar nga krimi.

Një zëdhënës i policisë tha se tre fëmijë, të moshës 3, 5 dhe 7 vjeç, dhe një foshnjë pesë muajshe u vranë në sulm.

Prindërit e tyre kanë mbetur të plagosur dhe nëna ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Por personat e armatosur sulmuan shtëpinë e gabuar. Policia beson se autorët e sulmit kishin në shënjestër një “shtëpi fqinje”, në të cilën u gjetën më pas eksploziv dhe është e lidhur me një bandë kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat