Ukraina zmbraps sulme ruse me dronë

Bota

Ukraina zmbraps sulme ruse me dronë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:28
Një person kalon pranë një ndërtese banimi të dëmtuar nga një sulm rus me dronë. Odesa, 14 dhjetor 2023.

Rusia ka kryer sulme me pesë dronë në katër rajone ukrainase mëngjesin e 18 dhjetorit. Por, sipas Kievit, mbrojtja ajrore ukrainase ka arritur të zmbrapsë sulmet.

“Të pesë dronët janë rrëzuar nga grupet mobile të mbrojtjes ajrore në rajonet e Mikolajivit, Dnipropetrovskit, Vinitsjas dhe Helnitskit”, tha Forca Ajrore ukrainase përmes një deklarate.

Forcat Ajrore të Ukrainës nuk dhanë detaje nëse nga sulmet e 18 dhjetorit janë shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Që nga nisja e pushtimit të paprovuar rus të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, forcat e Moskës vazhdimisht sulmojnë rajonet ukrainase duke përdorur lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë, raketa dhe raketa kundërajrore.

Pavarësisht provave të shumta, Moska mohon se kryen sulme ajrore ndaj caqeve civile në Ukrainë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat