Blinkeni në Turqi theksoi nevojën për të reduktuar viktimat civile në Gaza

Bota

Blinkeni në Turqi theksoi nevojën për të reduktuar viktimat civile në Gaza

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:42
Foto nga takimi

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Turqi, theksoi nevojën për lirimin e pengjeve izraelite, zgjerimin e ndihmës humanitare dhe reduktimin e viktimave civile.

Kjo u bë e ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, raporton Al Jazeera.

Blinkeni theksoi gjithashtu nevojën për të punuar për paqen rajonale që garanton sigurinë e Izraelit dhe krijimin e një shteti palestinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat