ShBA-ja thotë se zgjedhjet në Bangladesh nuk ishin të lira dhe të ndershme

Bota

ShBA-ja thotë se zgjedhjet në Bangladesh nuk ishin të lira dhe të ndershme

Më: 8 janar 2024 Në ora: 22:37
Sheikh Hasina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndarë qëndrimin e tyre lidhur me zgjedhjet që janë mbajtur në Bangladesh.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se zgjedhjet e fundjavës në Bangladesh nuk ishin të lira dhe të drejta.

DASh të hënën shtoi se Uashingtoni ishte i shqetësuar nga raportet për parregullsitë e votimit dhe dënoi dhunën që ndodhi.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara nga arrestimi i mijëra anëtarëve të opozitës politike dhe nga raportimet për parregullsi në ditën e zgjedhjeve,” tha të hënën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të ShBA-së.

“Shtetet e Bashkuara ndajnë pikëpamjen me vëzhguesit e tjerë se këto zgjedhje nuk ishin të lira apo të drejta dhe na vjen keq që jo të gjitha partitë morën pjesë”.

​ Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, kaloi në një mandat të katërt radhazi në pushtet, me partinë e saj që fitoi pothuajse 75 përqind të vendeve në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Por opozita kryesore e Partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP) bojkotoi votën dhe pjesëmarrja ishte e ulët, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat