Kryen vrasje e rrëmbime, ushtria e Ekuadorit kundërpërgjigjet – disa prej anëtarëve të narko-kartelëve i rrah brutalisht derisa i dërgon në burg

Bota

Kryen vrasje e rrëmbime, ushtria e Ekuadorit kundërpërgjigjet – disa prej anëtarëve të narko-kartelëve i rrah brutalisht derisa i dërgon në burg

Më: 10 janar 2024 Në ora: 15:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtarët e Ekuadorit janë shpërndarë në pothuajse tërë territorin për të kapur anëtarët e bandave kriminale, pasi shumë kartel drogë kanë marrë peng civilë dhe kanë ekzekutuar policë.

Madje autoritetet e atje kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për plotë 60 ditë, e presidenti i vendit ka urdhëruar ushtrinë të “neutralizojë” 20 kartelë droge, ku disa pjesëtarë të tyre u futën në një studio televizive gjatë transmetimit direkt dhe filluan të shtien me armë.

E pas daljes së ushtrisë në terren, ata kanë filluar “gjuetinë” ndaj tyre, ndërsa ata që janë kapur janë rrahur brutalisht derisa dërgoheshin nëpër burgje.

Tërë kjo situatë kaotike në këtë vend u krijua me arratisjen e kreut të narko-kartelit më të fuqishëm në Ekuador që njihet me nofkën “Fito”.

Një video amatore shfaq momentin kur ushtarët e armatosur deri në dhëmbë shqelmojnë me tërë forcën në kokën njërin prej anëtarëve të këtyre narko-kartelëve.

Nga sulmet e këtyre kartelëve deri më tani kanë humbur jetën mbi 10 persona, pas kryerjes së sulmeve të koordinuara në pothuajse tërë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat