Profesori i mbrojtjes ushtarake norvegjeze, mendon se një rrezik i madh i luftës mund të përsëritet në 5-10 vjetët e ardhshme!

Bota

Profesori i mbrojtjes ushtarake norvegjeze, mendon se një rrezik i madh i luftës mund të përsëritet në 5-10 vjetët e ardhshme!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 11 janar 2024 Në ora: 21:25
Profesor Øystein Tunsjø

Profesor Øystein Tunsjø, udhëheqësi i programit të Azisë në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes,mendon se përshkallëzimet e luftës janë shqetësuese për të ardhmen e Europës!

Ai thotë se Norvegjia dhe Europa edhe mund të preken nga trazirat e gjera gjeopolitike, nëse SHBA-ja e kthen fokusin te Kina, dhe në të njëjtën kohë Rusia forcon bashkëpunimin me Kinën.

“Ka një rrezik të madh që të përsëritet një lufte në Evropë e pas pesë deri në dhjetë vjet”, thotë Tunsjø për TV 2.

Kështu e arsyeton pretendimin e tij profesori i IFS:

- Është alarmante të shohësh drejtimin që po merr lufta në Ukrainë. Rusia ka avantazhin sepse ka shumë mbështetje nga Kina, si dhe nga Trumpi i cili thotë se NATO ka vdekur, sepse  SHBA duhet të përqëndrohet në kontrollin e Kinës, thotë Tunsjø.

-Edhe pse kërcënimi nga Rusia është dobësuar sot nga lufta në Ukrainë, dhe Rusia nuk është në gjendje të bëjë luftë kundër Ukrainës në njërën anë dhe kundër NATO-s në Evropë në anën tjetër, Tunsjø nuk pajtohet me ata që pretendojnë se Rusisë do t'i duhet shumë kohë për të rimarrë veten.

- Nuk duhet të rrimë duar kryq dhe të mendojmë se Rusia është dobësuar dhe të mos investojmë në Forcat e Armatosura të Europës, Rusia do të rindërtojë mbrojtjen e saj më shpejt se sa vendet e NATO-s….)

-Këtë javë, qeveria suedeze dhe udhëheqja e mbrojtjes i kanë kërkuar popullatës së vendit të përgatitet për luftë.

-Të dielën, Ministri i Mbrojtjes Civile i vendit Carl-Oskar Bohlin tha se mund të ketë luftë në Suedi. Të gjithë qytetarët suedezë duhet të kontribuojnë në forcimin e qëndrueshmërisë së vendit, kërkoi ai.

-Shpresojmë se nuk do të përjetojmë më kurrë luftë në vendin tonë, por do të ishte naive nëse nuk përgatitemi dhe bëjmë ç'është e mundur që ajo të mos ndodhë, thotë Ministri i Mbrojtjes Bjørn Arild Gram (Sp) për TV 2.

Në Norvegji, gatishmëria ushtarake është rritur nga faza 0 në fazën 1.

Prej vitit 2022, forcat e armatosura kanë qenë në gatishmëri për një krizë të politikës së sigurisë.

Që nga viti 2018, këshillat e autoriteteve kanë qenë që ju duhet të jeni në gjendje t'ia dilni vetë për tre ditë. Tani Drejtoria për Sigurinë dhe Përgatitjen në Komunitet (DSB) beson se norvegjezët duhet të menaxhojnë për një javë.

- Në një situatë krize, DSB beson se të gjithë banorët në Norvegji duhet të jenë në gjendje të kujdesen për veten dhe familjet e tyre për një javë, ndërsa autoritetet marrin një pasqyrë dhe ndihmojnë ata që nuk janë në gjendje të përballojnë situatën vetë, thotë DSB. drejtoresha Elisabeth Aarsæther në TV 2.

Drejtori i DSB-së pranon se autoritetet norvegjeze nuk kanë ende plane të përditësuara për krizën.

- Përsa i përket rregulloreve për evakuimin e popullatës civile në konflikt të armatosur, kjo nuk është përditësuar. Prandaj DSB rekomandon që të hartohet një grup i ri rregulloresh për evakuimin në konflikt të armatosur, tha Aarsæther të mërkurën.

H.R

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat