Irani dhe grupi terrorist Hezbollah dënojnë sulmet ajrore të ShBA-së dhe Britanisë në Jemen

Bota

Irani dhe grupi terrorist Hezbollah dënojnë sulmet ajrore të ShBA-së dhe Britanisë në Jemen

Më: 12 janar 2024 Në ora: 08:15
Nasser Kanani

Ministria e Jashtme e Iranit dhe grupi terrorist libanez, Hezbollah, kanë dënuar sulmet ajorre të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar ndaj grupit të rebelëve Houthi.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, tha se sulmet në Jemen janë një shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të tyre dhe gjithashtu paraqesin shkelje të ligjeve ndërkombëtare.

“Sulmet nuk do të kenë asnjë rezultat tjetër përveç nxitjes së pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rajon”, tha Kanani, shkruan BBC.

Sulmet e ShBA-së dhe Britanisë i ka dënuar edhe grupi terrorist libanez, Hezbollah, i mbështetur nga Irani.

“Agresioni amerikan konfirmon edhe një herë se ShBA-të janë partnere të plota në tragjeditë dhe masakrat e kryera nga armiku sionist në Gaza dhe në rajon”, tha grupi i mbështetur nga Irani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat