Dy luftanije britanike janë përplasur pranë Bahreinit

Bota

Dy luftanije britanike janë përplasur pranë Bahreinit

Më: 20 janar 2024 Në ora: 21:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Një hetim është duke u zhvilluar pasi dy anije luftarake britanike u përplasën në portin e Bahreinit, tha Marina Mbretërore.

Një video e cila u shpërnda shumë në rrjetet sociale duke se tregon momentin e kësaj përplasjeje.

Sipas pamjeve, duket se anija Chiddingfold u përplas me anijen Bangor, e cila ndodhej në brigjet e një porti të Lindjes së Mesme.

Askush nuk u lëndua nga ky incident, sipas ministrisë së Mbrojtjes, por nuk dha detaje të natyrës së përplasjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar.

Të dyja janë anije të specializuara për heqjen ose shpërthimin e minave dhe ndihmojnë në sigurimin e rrjedhës së sigurt të tregtisë nëpër ujëra, sipas Marinës Mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat