Ministri i Ugandës thotë se njerëzit që vdesin nga uria janë idiotë

Bota

Ministri i Ugandës thotë se njerëzit që vdesin nga uria janë idiotë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:46
Henry Okello Oryem

Një ministër i qeverisë së Ugandës po përballet me kritika pasi i quajti “idiotë” ata që kanë vdekur nga uria në vendin e tij.

Shumë i kanë konsideruar të pavenda komentet e Henry Okello Oryem, raporton bbc.

Në vitin 2022, më shumë se 2200 njerëz vdiqën nga uria dhe sëmundjet e lidhura me të në Ugandën verilindore, tha një raport nga një organ zyrtar i të drejtave të njeriut.

Por, Oryem argumentoi se duke pasur parasysh klimën e favorshme dhe tokën pjellore të Ugandës, njerëzit duhet të jenë në gjendje të kultivojnë ushqim për veten e tyre.

“Është vetëm idiot, një idiot i vërtetë, që mund të vdesë nga uria në Ugandë”, tha ministri i shtetit për punët e Jashtme për kanalin televiziv NTV Uganda.

“Nëse punon, ka tokë të mjaftueshme në Ugandë. Klima është e përshtatshme përkundër ndryshimeve klimatike. Nëse bën një përpjekje të dyfishtë për të siguruar që të dilni në mëngjes, të punosh tokën tënde, të mbjellësh farat, të mirëmbash plantacionin tënd, pa dyshim, si mund të dështosh pastaj në marrjen e ushqimit?”, pyeti ai.

Ndryshe, përveç vrasjes së shumë njerëzve, mungesa e ushqimit në veri-lindje la gati gjysmë milioni njerëz në “uri akute”, thuhet në raportin e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Ugandës, i cili u krijua me kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat