Hajnat e armatosur futen në shtëpinë e biznesmenit britanik, vjedhin stoli dhe Rolex – largohen me veturën Audi RS Q8 të milionerit

Bota

Hajnat e armatosur futen në shtëpinë e biznesmenit britanik, vjedhin stoli dhe Rolex – largohen me veturën Audi RS Q8 të milionerit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Shtëpia e një biznesmeni britanik që kap vlerën e 1.5 milionë funte është plaçkitur nga një grup hajnash që u futën në pronën private me hanxharë në duar, duke vjedhur më pas veturën e tij të tipit Audi RS Q8 që kap shumën e 110 mijë funte – si dhe e kërcënuan se do t’ia vrasin gruan.

Pamjet rrëqethëse shfaqin tre persona të maskuar që mbanin hanxharë në duar derisa futen në shtëpinë e Hugh Boyle, 56-vjeç, dhe gruas së tij Samantha Alley, 43, në Horsforth, West Yorkshire.

Boyle ka pësuar lëndime në kokë dhe këmbë, pasi është goditur me çekiç derisa gruan e tij e mbanin dy hajnat e tjerë në dhomën e gjumit.

Ata arritën të largohen me stoli, përfshirë orët Rolex, si dhe morën çelësat e veturës sportive Audi RS Q8 me të cilën ikën nga vendi i ngjarjes.

Boyle beson se sulmuesit e armatosur nuk ishin profesionistë, por adoleshentë nga 17 apo 18 vjet.

E pavarësisht që u larguan me Audi, policia britanike gjeti më vonë veturën e cila ishte dëmtuar rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat