Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine rritet në 37

Bota

Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine rritet në 37

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 08:47
Filipine

Numri i të vdekurve nga një rrëshqitje dheu në Filipinet jugore është rritur në 37, tha një zyrtar të dielën, ndërsa punonjësit e shpëtimit vazhduan të gërmojnë nëpër baltë edhe pse shpresa për gjetjen e të mbijetuarve u zbeh.

Rrëshqitja e dheut ndodhi natën e së martës jashtë një miniere ari në qytetin Maco në provincën e Davao de Oro, duke varrosur shtëpi dhe automjete që transportonin punonjësit në vendin e operuar nga Apex Mining, raporton Reuters.

Edward Macapili, një zyrtar i provincës Davao de Oro, tha se 37 njerëz kishin vdekur nga rrëshqitja e dheut.

Kjo pasi dy trupa të tjerë u gjetën të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat