E tregojnë imazhet satelitore, Venezuela po grumbullon ushtrinë dhe tanket në kufirin me Guajanën

Bota

E tregojnë imazhet satelitore, Venezuela po grumbullon ushtrinë dhe tanket në kufirin me Guajanën

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Imazhet satelitore tregojnë se Venezuela ka rritur praninë e saj ushtarake pranë kufirit me Guajanën, pavarësisht se Karakasi është zotuar të ndjekë kanalet diplomatike në përpjekje për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë territoriale mbi një pjesë të pasur me naftë të vendit Gujanez.

Imazhet e mbledhura në janar treguan zgjerimin e operacioneve në bazën ushtarake në ishullin Anacoco, në lumin Cuyuni, i cili kufizohet me Guajanën.

Pjesë të reja të pyllit tropikal janë pastruar së fundmi. Pamjet tregojnë gjithashtu infrastrukturë të re dhe disa automjete të blinduara në vend.

Pista ajrore duket e pandryshuar, në të mund të shihet një helikopter dhe rrugët e hyrjes janë përmirësuar. Në veri të bazës, në kalimin e lumit Cuyuni që siguron hyrje tokësore në bazë, shihet një traget i rëndë lumi, shkruan CNN.

Një rezervë e madhe e asaj që duket të jetë materiale ndërtimi, është e dukshme në anë të rrugës, si dhe tre automjete të blinduara.

Në janar, Venezuela u mburr për zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në rajon, në videot propagandistike të postuara në llogaritë e ushtrisë së saj në mediat sociale.

Videot treguan buldozerë duke pastruar tokën, si dhe tanke të lehta dhe mjete luftarake të këmbësorisë në lëvizje dhe një helikopter transporti ushtarak Mi-17 në fluturim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat