Mark Rutte në ‘pole position’ për të qenë Sekretari i ardhshëm i NATO-s

Bota

Mark Rutte në ‘pole position’ për të qenë Sekretari i ardhshëm i NATO-s

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 12:53
Mark Rutte

Kryeministri holandez Mark Rutte ka siguruar mbështetjen e dy të tretave të vendeve të NATO-s, për të udhëhequr aleancën ushtarake më vonë këtë vit, thanë të mërkurën për Politico dy zyrtarë të lartë.

“Pas raundeve shumë intensive të diskutimeve midis aleatëve, ne jemi tani në pikën ku mbi 20 aleatë të NATO-s janë të përgatitur të mbështesin kryeministrin Rutte, si Ssekretarin e ardhshëm të Përgjithshëm”, tha një zyrtar i NATO-s, të cilit iu dha anonimiteti për të diskutuar çështje të ndjeshme të brendshme.

Rutte, i cili ka bërë fushatë për këtë detyrë që nga nëntori, është emri i vetëm i paraqitur nga 31 qeveritë anëtare të aleancës, thanë zyrtarët.

Sipas rregullave të NATO-s, Ssekretari i Përgjithshëm duhet të vendoset “me konsensus”, që do të thotë se Rutte ende duhet të marrë mbështetjen e të gjitha vendeve të mbetura.

Zyrtari tha se diskutimet “nuk janë përfundimtare”, por shtoi: se “ka një vrull në rritje pas kandidaturës së tij”.

Presioni po rritet mbi anëtarët e NATO-s për të miratuar Rutte përpara samitit të liderëve në Uashington në korrik. Ai do të zëvendësojë Jens Stoltenberg, i cili drejton NATO-n që nga viti 2014. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat