Rusia thotë se ka marrë pozicion më të favorshëm në Avdiivka

Bota

Rusia thotë se ka marrë pozicion më të favorshëm në Avdiivka

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Forcat ruse kanë marrë një pozicion më të favorshëm pranë Avdiivka dhe Donetsk dhe kanë zmbrapsur shtatë kundërsulme ukrainase, tha sot ministria ruse e mbrojtjes.

Ajo tha se trupat e saj kishin shtyrë forcat ukrainase pranë Klishchiivka, Dyleyevka dhe Kurdiumivka në rajonin e Donetsk dhe kishin marrë pozicione më të mira pranë Avdiivka.

Të premten, ministria tha se forcat ruse kishin avancuar më tej në perëndim pasi morën kontrollin e Avdiivka një javë më parë.

Analistët në Institutin për Studimin e Luftës thanë se më shumë rusë vdiqën duke pushtuar Avdiivkën sesa në të gjithë konfliktin sovjeto-afgan.

Qyteti u pushtua nga Rusia pas muajsh luftimesh intensive, shkruan Skynews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat