Rusët abuzuan me trupin e pajetë të Navalnyt

Bota

Rusët abuzuan me trupin e pajetë të Navalnyt

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:11
Alexei Navalny

Gruaja e Alexei Navalnyt, Julia Navalnaya ka folur sot para deputetëve të Parlamentit Evropian.

Ajo deklaroi se Strasburgu ishte një nga qytetet e preferuara të çiftit, por ajo “nuk po shëtitet më” me familjen e saj, përkundrazi po i drejtohet parlamentit për vdekjen e burrit.

Navalny u “torturua për tre vjet” me urdhër të Vladimir Putinit, thotë ajo, duke përshkruar se si ai ishte “i uritur dhe i shkëputur nga bota e jashtme” në një “qeli të vogël” dhe iu mohuan vizitat, telefonatat dhe letrat.

“Dhe pastaj e vranë. Edhe pas kësaj ata abuzuan me trupin e pajetë. Të njëjtën gjë e bënë edhe me nënën e tij”, pohoi Navalnaya, raporton skynews.

Duke përshkruar se si dukej në jetën e përditshme Navalny, ajo e quan atë një “shpikës” që “gjithmonë kishte ide të reja për gjithçka”.

Ajo thotë se nuk mund të jetë e sigurt nëse ngjarja do të jetë e qetë apo “nëse policia do të arrestojë ata që vijnë për t’i thënë lamtumirën tim shoqi”.

Ndryshe, opozitari rus ka ndërruar jetë në një qeli të largët në Arktik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat