Reshje vrasëse në sezonin e shirave në perëndim të Bolivisë

Bota

Reshje vrasëse në sezonin e shirave në perëndim të Bolivisë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 19:25
Bolivi

Rrugë të përmbytura ose të baltosura shiheshin sot në Guanay, në perëndim të Bolivisë, ku një lumë kishte dalë nga shtrati pas shirave të rëndë.

Zyrtarët vendas thonë se një total prej 40 personash kanë humbur jetën si rezultat i përmbytjeve në disa rajone të vendit.

Sezoni i reshjeve në vendin amerikano-jugor ka nisur në dhjetor dhe pritet të vijojë deri muajin tjetër.

Zyrtarët thonë se mijëra familje janë dëmtuar ose u janë shkatërruar shtëpitë nga përmbytjet.

Ata publikonin imazhe të zonave të përmbytura ku dukej se uji mbulonte katin e parë të ndërtesave.

Bashkia e qytezës së Pando tha se niveli i lumit lokal ishte rritur me 10 metra.

Ndersa në qytezën e Guanayme me 13,700 banorë, në veri të kryeqytetit La Paz ngritja e lumenjve kishte bërë që gjithçka të mbulohej me baltë.

Fatkeqësisht deri para dhjetorit Bolivia ishte goditur nga thatësira, ndërsa tashmë alarmi për shira të forta dhe përmbytje të lumenjve do të vijojë deri në mars, sipas parashikuesve meteorologjikë.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat