Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar aeroplanin e tretë luftarak rus këtë javë

Bota

Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar aeroplanin e tretë luftarak rus këtë javë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Forcat Ajrore të Ukrainës pretendojnë të kenë rrëzuar një aeroplan tjetër luftarak të ushtrisë ruse, i treti këtë javë, shkruan Sky News.

Në një postim në Telegram, thuhet se bëhet fjalë për bombarduesin Su-34 i rrëzuar në lindje të Ukrainës.

Ndërkaq të martën ukrainasit pretenduan se kanë shkatërruar dy aeroplanë tjerë brenda një dite.

“Sot, 29 shkurti, është një datë që shënohet një herë në katër vite, por tashmë është datë e njohur për rusët që humbën një aeroplan tjetër”, thuhet në postimin e Forcave Ajrore të Ukrainës.

Në anën tjetër, nga Kievi është bërë e ditur se brenda 10 ditëve të fundit kanë arritur të rrëzojnë 10 aeroplanë luftarakë, ndër ta një spiun – shumë i rrallë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat