“Baba Yaga”, dronët e modifikuar ukrainas që bartin minat antitank që i hedhin nga ajri për t’i shkatërruar tanket dhe autoblindat ruse

Bota

“Baba Yaga”, dronët e modifikuar ukrainas që bartin minat antitank që i hedhin nga ajri për t’i shkatërruar tanket dhe autoblindat ruse

Më: 4 mars 2024 Në ora: 22:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukrainasit janë bërë “një arrë e fortë” për ushtrinë ruse që kishte menduar se për pak ditë do të arrijnë të pushtojnë territorin e Ukrainës.

Raportet e mediave ndërkombëtare dhe pamjet nga vijat e frontit e dëshmojnë këtë, ku shumë mjete luftarake ruse janë shkatërruara dhe qindra mijëra ushtarë rusë janëë vrarë.

Ukrainasit në disa raste kanë përdorur një lloj droni robotik që lëviztë nëpër tokë dhe bartë me vete mina antitank, që përdoren zakonisht për të goditur pozicionet e rusëve.

Një video e filmuar nga ajri shfaq robotin e vogël duke lëvizur drejt pemëve, ku ushtarët rusë ishin strehuar dhe kishin marrë pozicion mbrojtës.

Në momentin që arriti në destinacion, ukrainasit aktivizuan mjetin shpërthyes që hodhi në erë zonën që ishin tubuar ushtarët rusë.

Mekanikët e Kievit kanë arritur të ndërtojnë një dron gjigant “Baba Yaga” që ka aftësitë të hedhë minat antitank nga ajri – duke i hedhur në erë tanket dhe autoblindat ruse.

Këto modifikime po u ndihmojnë shumë ukrainasve, në kohën kur janë duke u ballafaquar me mungesë të municionet dhe armët nga perëndimi, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara ku një ndihmë ushtarake prej dhjetëra miliarda dollarë është “stopuar” në Senatin amerikan nga republikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat