Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Nevelske të Donetskut të Ukrainës

Bota

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Nevelske të Donetskut të Ukrainës

Më: 12 mars 2024 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë kontrollin e fshatit Nevelske në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se trupat e saj pushtuan fshatin dhe sipas tyre, kanë zënë linja dhe pozicione më të favorshme.

Kievi nuk ka komentuar ende mbi pretendimin e ministrisë ruse, njofton Sky News.

Ky fshat është i fundit në një seri vendbanimesh që Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll javët e fundit, duke përfshirë qytetin Avdiivka, i cili kishte qenë në qendër të betejave intensive në Donetsk për muaj të tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat