Rutte i bën thirrje Netanyahut të shtojë ndihmën humanitare në Gaza dhe të lirojë pengjet

Bota

Rutte i bën thirrje Netanyahut të shtojë ndihmën humanitare në Gaza dhe të lirojë pengjet

Më: 13 mars 2024 Në ora: 21:24
Foto nga takimi

Kryeministri holandez, Mark Rutte i kërkoi homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu që të shtojë ndihmën humanitare në Gaza.

Ai është shprehur se përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet dhe tha se ofensiva në Rafah do të shkaktonte fatkeqësi humanitare.

“Të gjitha përpjekjet duhet të drejtohen tani për të rënë dakord për një pauzë të menjëhershme në luftime, duke çuar në një fund të përhershëm të këtij konflikti të tmerrshëm, i cili ka marrë kaq shumë viktima të pafajshme. Gjithashtu, të gjithë pengjet duhet të lirohen menjëherë.

“Përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet dhe një ofensivë izraelite në Rafah do të shkaktonte një fatkeqësi humanitare”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat