‘Kabul 9’, njësia speciale e inteligjencës ushtarake ukrainase në aksion – godet pozicionet e rusëve në Zaporizhzhia

Bota

‘Kabul 9’, njësia speciale e inteligjencës ushtarake ukrainase në aksion – godet pozicionet e rusëve në Zaporizhzhia

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Njësia speciale Kabul 9 e inteligjencës ushtarake ukrainase, po vazhdon të identifikojë dhe shkatërrojë makinerinë dhe personelin ushtarake të forcave pushtuese ruse.

Gjatë një aksioni në rajonin e Zaporizhzhia, ukrainasit arritën t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave të Vladimir Putinit.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet rezultati i punës njëditore të kësaj njësie speciale të inteligjencës ushtarake të ukrainasve.

Ukrainasit zbuluan dhe shkatërruan dy automjete ushtarake dhe një SUV civil, që i përkisnin forcave pushtuese ruse – sikurse edhe kompleksin që e shfrytëzonin për vëzhgim.

Në anën tjetër, ukrainasit janë duke vazhduar të sulmojnë pozicionet e ushtrisë ruse, në veçanti në rajonet që aktualisht janë nën kontrollin e forcave ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat