​Marina indiane kap një anije të rrëmbyer nga piratët somalezë

Bota

​Marina indiane kap një anije të rrëmbyer nga piratët somalezë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Forcat indiane kanë kapur një anije të rrëmbyer nga piratët në dhjetor, duke shpëtuar 17 anëtarë të ekuipazhit, sipas Marinës së vendit.

"INS Kolkata, në 40 orët e fundit, përmes veprimeve të bashkërenduara me sukses i futi në qoshe dhe i detyroi të gjithë 35 piratët të dorëzoheshin dhe siguroi evakuimin e sigurt të 17 anëtarëve të ekuipazhit në mbrëmjen e sotme ... nga anija pirate pa asnjë lëndim," tha Marina Indiane.

Marina kishte njoftuar më herët se anija, MV Ruen, ishte rrëmbyer nga piratët somalezë dhe ishte përdorur për të kryer akte pirateria në det të hapur.

Sipas Marinës, pasi Ruen u kap pothuajse 2,600 kilometra nga bregu indian, forcat detare e ndaluan atë në përpjekjet e ndihmuara nga anija patrulluese Subhadra, me komando detare të hedhura në bord nga një C-17 avion transporti ushtarak.(AA)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat