Junta e Nigerisë anulon marrëveshjen që lejon bazat ushtarake amerikane në tokën e saj

Bota

Junta e Nigerisë anulon marrëveshjen që lejon bazat ushtarake amerikane në tokën e saj

Më: 17 mars 2024 Në ora: 09:42
Junta ushtarake në pushtet e Nigerit

Junta ushtarake në pushtet e Nigerit thotë se ka anuluar me efekt të menjëhershëm një marrëveshje ushtarake që lejon personelin ushtarak amerikan dhe personelin civil në tokën e saj.

Që nga viti 2023, kishte rreth 1 mijë e 100 trupa amerikane në Niger, ku ushtria amerikane operon nga dy baza, duke përfshirë një bazë drone të njohur si baza ajrore 201, e ndërtuar pranë Agadez në Nigerin qendror me një kosto prej më shumë se 100 milion dollarë amerikanë, shkruan The Guardian.

Që nga viti 2018 baza është përdorur për të shënjestruar militantët e Shtetit Islamik dhe Jama’at Nusrat al-Islam wal Muslimeen (JNIM), një degë e al-Kaidës, në rajonin Sahel.

Njoftimi i juntës pason një vizitë të zyrtarëve amerikanë këtë javë, e cila u drejtua nga ndihmës sekretarja e shtetit për çështjet e Afrikës, Molly Phee dhe përfshinte gjeneralin Michael Langley, komandant i komandës së ShBA-së në Afrikë.

Kolonel Amadou Abdramane tha në televizionin Niger të shtunën se delegacioni amerikan nuk ndoqi protokollin diplomatik dhe se Nigeri nuk ishte i informuar për përbërjen e delegacionit, datën e mbërritjes së tij apo agjendën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat