Raportohet se është vrarë një 16-vjeçare në një sulm ukrainas në Belgorod të Rusisë

Bota

Raportohet se është vrarë një 16-vjeçare në një sulm ukrainas në Belgorod të Rusisë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një vajzë adoleshente është vrarë në një sulm ukrainas me granatime në rBelgorod të Rusisë, ka thënë një guvernator lokal, Vyacheslav Gladkov.

“16-vjeçarja vdiq pasi një predhë ukrainase i vuri flakën shtëpisë së saj”, tha Gladkov.

Kjo erdhi pasi ministria ruse e mbrojtjes tha se 12 raketa ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Sky Neës.

Rajoni, i cili është afër kufirit ukrainas-rus, ka pësuar një sërë sulmesh këtë javë dhe shpesh ka qenë objektiv i sulmeve të Kievit.

Dje, Gladkov tha se dy persona u vranë në këto sulme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat