Sekretari Blinken në Korenë e Jugut për takimin e nivelit të lartë për demokracinë

Bota

Sekretari Blinken në Korenë e Jugut për takimin e nivelit të lartë për demokracinë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 16:40
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi demokracinë.

Presidenti koreanojugor Yoon Suk Yeol është organizatori i takimit tre ditor, që nis punimet të hënën, me temë “Demokracia për gjeneratat e ardhshme”.

Vizita e zotit Blinken në Korenë e Jugut është ndalesa e parë e një turneu të shkurtër në Azi, që përfshin edhe Filipinet, ndërsa Shtetet e Bashkuara shtojnë përpjekjet për të forcuar lidhjet me këto dy vende të rëndësishme aleate.

Sipas autoriteteve në Korenë e Jugut, pjesëmarrësit në takimin e nivelit të lartë pritet të diskutojnë mbi kërcënimin digjital ndaj demokracisë, përfshirë dezinformimin dhe inteligjencën artificiale./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat