Luis Montenegro emërohet kryeministër i Portugalisë

Bota

Luis Montenegro emërohet kryeministër i Portugalisë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:52
Luis Montenegro

Udhëheqësi i Aleancës Demokratike të udhëhequr nga socialdemokratët e qendrës së djathtë të Portugalisë, Luis Montenegro, të enjten e 21 marsit u emërua kryeministër i zgjedhur i vendit.

Siç raporton AP, Montenegro u takua me presidentin portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, në pallatin presidencial në Lisbonë, pas një fitoreje të ngushtë në zgjedhjet e vendit.

Partia e tij fitoi 80 vende në parlament, ndërsa Partia Socialiste e qendrës së majtë, e cila ka qeverisur për tetë vitet e fundit, fitoi 78.

Pas takimit të tij me Rebelo de Sousa, Monetnegro ka thënë se ai u takua me presidentin për të konfirmuar lejen e tij për të formuar një qeveri dhe se ai do të takohet me udhëheqës të ndryshëm politikë dhe kolegë të shtunën.

Betimi i kryeministrit të ri do të bëhet më dy prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat