Ukraina rrit importet e energjisë elektrike pas serisë së sulmeve në sistemin energjetik

Bota

Ukraina rrit importet e energjisë elektrike pas serisë së sulmeve në sistemin energjetik

Më: 24 mars 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Ukraina rriti ndjeshëm importet e energjisë elektrike dhe ndaloi eksportet të dielën pas një vale të konsiderueshme sulmesh me raketa dhe dron në sistemin energjetik të vendit.

“Për ditën aktuale importet e energjisë elektrike parashikohen në 14900 megavat orë (Mwh). Nuk pritet asnjë eksport”, tha në një deklaratë Ministria e Energjisë e Ukrainës.

Ukraina importoi 3,300 Mwh në ditë para sulmeve me raketa dhe dron të premten, me eksporte prej 2,148 Mwh, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Objektet e gjenerimit dhe transmetimit u sulmuan nga Rusia të premten, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike në shumë rajone që lanë më shumë se një milion ukrainas pa energji elektrike. Objektet energjetike në tre rajone të Ukrainës u sulmuan gjithashtu mëngjesin e sotëm.

Ministria tha se rusët kishin tentuar të godasin një strukturë kritike të infrastrukturës energjetike në rajonin e Lviv.

“Pajisjet morën flakë dhe objekti u çaktivizua. Nuk ka pasur viktima. Pasojat janë duke u vlerësuar”, tha ministria.

Ai tha se si rezultat linjat e energjisë elektrike në rajonin e Kievit u dëmtuan dhe 1 mijë e 400 familje në dy vendbanime kishin humbur energjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat