Mediazona konfirmon identitetin e mbi 49,200 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Bota

Mediazona konfirmon identitetin e mbi 49,200 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Nga: A.SH Më: 30 mars 2024 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Nëpërmjet kërkimit me burim të hapur, Mediazona, një media e pavarur ruse, së bashku me BBC Rusia, konfirmuan emrat e 49,281 ushtarëve rusë që ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

Që nga përditësimi i fundit i Mediazona në mes të marsit, emrat e 1580 ushtarëve rusë janë shtuar në listën e viktimave.

Gazetarët saktësojnë se shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta pasi informacioni që ata kanë verifikuar deri më tani vjen nga burime publike, duke përfshirë nekrologjitë, postimet e të afërmve, lajmet në mediat rajonale dhe raportet nga autoritetet lokale.

Që kur Rusia filloi luftën e saj gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës, mbi 3,300 oficerë, me 386 me gradën e nënkolonelit ose më të lartë janë vrarë në luftime në Ukrainë.

Deri më sot, gjenerallejtënant Oleg Tsokov, zëvendëskomandanti rus i Qarkut Ushtarak Jugor, është zyrtari më i lartë ushtarak rus që është vrarë gjatë luftës.

Shumica e të vrarëve në aksion vijnë nga Rostovi, Sverdlovsk, Bashkiria, Chelyabinsk, si dhe nga republika Buryatia.

Më 24 shkurt, në një studim të përbashkët me median e pavarur ruse Meduza, Mediazona raportoi se të paktën 83,000 ushtarë rusë ishin vrarë në luftën e Rusisë, megjithëse vlerësimet totale të viktimave të Rusisë që nga pushtimi në shkallë të plotë ndryshojnë shumë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi më 14 mars se Rusia ka humbur mbi 350,000 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë.

Vlerësimet e Stoltenberg i referohen numrit total të ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur, dhe me sa duket janë në përputhje me vlerësimet e bëra nga zyrtarët amerikanë muajin e kaluar që pretendojnë se mbi 315,000 trupa ruse ose janë vrarë ose plagosur deri më tani në luftë.

Në fund të muajit të kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi për herë të parë se 180,000 rusë janë vrarë në luftë, në krahasim me 31,000 ushtarë ukrainas. Zelensky shtoi se shuma e saktë nuk dihet dhe se do të jetë e mundur të zbulohet vetëm pasi territoret të jenë çliruar.

Që nga 29 marsi, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se Rusia humbi 440,790 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat