Ndez cigare gjatë terapisë me oksigjen dhe shkakton zjarr në spital, vdes një pacient në Itali

Bota

Ndez cigare gjatë terapisë me oksigjen dhe shkakton zjarr në spital, vdes një pacient në Itali

Më: 30 mars 2024 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë brenda një spitali në Ribera, në provincën e Agrigentos. Për pasojë një pacient rumun 53 vjeçar ka humbur jetën.

Shkak është bërënjë cigare që pacienti rumun ka ndezur në spital pasi ka hequr maskën e oksigjenit, duke shkaktuar zjarrin.

Shkëndija ka bërë që aparatura të shpërthejë dhe të marrë flakë. Zjarrfikësit tashmë kanë evakuuar pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Një pjesë e spitalit ka dalë jashtë funksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat