Ukrainasit shkatërrojnë bazën ruse, e godasin fuqishëm me raketat franceze AASM Hammer

Bota

Ukrainasit shkatërrojnë bazën ruse, e godasin fuqishëm me raketat franceze AASM Hammer

Më: 31 mars 2024 Në ora: 08:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukrainasit kanë filluar të përdorin një lloj të ri bombë që u është dhuruar nga Franca – me të cilën hodhën në erë një bazë ushtarake ruse në afërsi të lumit Dnipro në jug të Ukrainës.

Bëhet fjalë për raketën precizë AASM Hammer e cila është adaptuar në atë formë që të përdoret nga aeroplanët ukrainas MiG, dhe të godet objektivin në një rreze prej mbi 100 kilometra.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq këto raketa që demolojnë plotësisht bazën e fshehtë ruse. Nga kjo bazë nuk mbetet pothuajse asgjë pas goditjes me këto raketa.

AASM është një kundërpërgjigje nga ukrainasit ndaj raketave ruse FAB, që u përdorën në masë të madhe për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase.

Në video shihen ushtarët rusë duke u futur në atë objekt që shfrytëzohej nga ata, dhe që dukej se dikur kishte qenë një objekt civil. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat