Përmbyset varka në brigjet e Meksikës, vdesin tetë emigrantë kinezë

Bota

Përmbyset varka në brigjet e Meksikës, vdesin tetë emigrantë kinezë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Tetë emigrantë kinezë janë gjetur të vdekur në brigjet e Meksikës jugore, pasi varka e tyre u përmbys.

Trupat e viktimave, 7 gra dhe 1 burri u gjetën në një plazh në San Francisko del Mar, Oaxaca.

Udhëtimet me varkë në brigjet e Meksikës përdoren shpesh nga migrantët që shpresojnë të kalojnë në SHBA në një përpjekje për të anashkaluar pikat e kontrollit në rrugët tokësore të monitoruara nga afër.

Zyra e prokurorit të Oaxaca tha se emigrantët kishin udhëtuar me një varkë të drejtuar nga një meksikan, e cila u nis të enjten nga Tapachula, shteti Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën. Një kinez i mbijetoi udhëtimit, thuhet në deklaratë. Nuk shpjegoi se çfarë ndodhi me operatorin e varkës.

Numri i emigrantëve kinezë që hyjnë ilegalisht në SHBA nga Meksika është rritur vitet e fundit. Në vitin 2023, më shumë se 37,000 qytetarë kinezë u kapën nga forcat e zbatimit të ligjit duke kaluar ilegalisht në SHBA nga Meksika,  tregojnë të dhënat e qeverisë amerikane, krahasuar me një mesatare prej rreth 1,500 në vit gjatë dekadës së mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat