Ministria e Mbrojtjes: Në ushtrinë gjermane do të krijohet një trupë kibernetike

Bota

Ministria e Mbrojtjes: Në ushtrinë gjermane do të krijohet një trupë kibernetike

Më: 6 prill 2024 Në ora: 07:50
Boris Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njoftuar për një ristrukturim të ushtrisë, i cili përfshin edhe një komandë të re qendrore dhe një degë të dedikuar për hapësirën kibernetike.

Ministri tha se Bundeswehr-it do t’i duhen 6.5 miliardë euro shtesë për buxhetin e vitit 2025.

Hapësira Kibernetike dhe e Informacionit (CIR) merret me luftën elektronike dhe operacionet kibernetike, zbulimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës elektronike.

Ristrukturimi do ta çojë përpara riorganizimin e Bundeswehr-it, i cili ka nisur në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

“Askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të na sulmojë ne si pjesë e territorit të NATO-s. Ne duhet ta justifikojmë këtë besim dhe të vërtetë,” tha Pistorius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat