Australia “nuk ka marrë informacion të mjaftueshëm”, për vrasjen e humanitares në sulmin izraelit

Bota

Australia “nuk ka marrë informacion të mjaftueshëm”, për vrasjen e humanitares në sulmin izraelit

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:27
Ministrja e Jashtme Penny Wong

Australia “nuk ka marrë ende informacion të mjaftueshëm” për vdekjen e shtetases Laizawmi “Zomi” Frankcom, tha Ministria e saj e Jashtme.

Kjo pasi humanitarja u vra së bashku me gjashtë punonjës të tjerë të ndihmës të organizatës jofitimprurëse World Central Kitchen në një sulm izraelit.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Adelaide, Ministrja e Jashtme Penny Wong tha se ajo e kishte përcjellë mesazhin gjatë një konference verbale me Izraelin.

Aty ajo u tha atyre: “Ne nuk kemi marrë ende informacion të mjaftueshëm për të përmbushur pritjet tona”.

Frankcom dhe punëtorët e tjerë u vranë në një sulm ushtarak izraelit në Gaza të hënën.

Ajo kishte punuar me WCK që nga viti 2019, së fundmi si menaxhere e lartë e operacioneve të saj në Azi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo është dikush që ka dalë vullnetar në Australi për të ndihmuar njerëzit gjatë zjarreve. Kjo është dikush që ka dalë vullnetar jashtë shtetit për të ofruar ndihmë nëpërmjet kësaj bamirësie për njerëzit që po vuajnë privime të jashtëzakonshme në Gaza”, tha kryeministri australian Anthony Albanese.

Wong tha se ajo u kishte shkruar homologëve izraelitë pas vdekjeve këtë javë për të përsëritur pritshmëritë për veprimet e duhura që po ndërmerren në lidhje me ata që kishin kryer sulmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat