Pas sulmit izraelit, asnjë linjë ajrore perëndimore nuk fluturon mbi Iran

Bota

Pas sulmit izraelit, asnjë linjë ajrore perëndimore nuk fluturon mbi Iran

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Një vështrim në trafikun që kalon aktualisht nëpër hapësirën ajrore iraniane tregon se transportuesit perëndimorë aktualisht nuk po fluturojnë mbi Iran.

Siç raporton Flightradar24, Katari, FlyDubai dhe Turkish Airlines aktualisht po fluturojnë mbi Iran.

Gjatë natës, Irani mbylli hapësirën ajrore pasi ky vend u sulmua nga Izraeli si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Iranit gjatë javës së kaluar. Aeroporti u mbyll për disa orë, por u rihap mëngjesin e sotëm.

I njëjti ishte rasti me Izraelin, i cili mbylli hapësirën ajrore për disa orë natën e së shtunës në të dielën pasi Irani lëshoi më shumë se 300 raketa në territorin e tij në përgjigje të sulmit të mëparshëm të Izraelit ndaj ambasadës iraniane në Siri.

Pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit, zyrtarë të shumtë evropianë dhe botërorë po bëjnë thirrje për një de-përshkallëzimin e konfliktit në mënyrë që lufta në Lindjen e Mesme të mos përshkallëzohet.

Burimet e CNN pohojnë se sulmet e drejtpërdrejta të Iranit ndaj Izraelit dhe anasjelltas kanë përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat