Disa bartës të aeroplanëve amerikanë dhe anije luftarake japoneze kanë kryer të enjten ushtrime të përbashkëta ushtarake në ujërat e Gadishullit korean, duke demonstruar fuqinë disa ditë pasi që Koreja Veriore testoi një raketë balistike.
Aeroplan-bartësit Karl Uillson dhe Ronald Regan iu janë bashkëngjitur forcave japoneze Hjug dhe Ashigara në ushtrimet në Detin e Japonisë, ku ka rënë raketa e shkrepur balistike të hënën, transmeton AFP.