(E plotësuar) - Liderët e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut po takohen në Phenjan, për bisedime rreth denuklearizimit.
Koreja e Veriut ka mbajtur një seri takimesh të rralla këtë vit edhe me Jugun, edhe me SHBA-në.
Por, bisedimet me Uashingtonin kanë ngecur dhe palët kanë rënë dakord vetëm për qëllime shumë të përgjithshme.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, shpreson të jetë ndërmjetësues midis Veriut dhe SHBA-së, si dhe të thellojë marrëdhëniet ndër-koreane.
Moon dhe gruaja e tj, Kim Jung-sook, arritën në Phenjan të martën, për vizitë treditëshe.
Ata u pritën nga lideri verikorean, Kim Jong-un, dhe gruaja e tij, Ri Sol-ju.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësi verikorean, Kim, kanë nënshkruar gjatë takimit të tyre në qershor një marrëveshje për denuklearizimin e Gadishullit Korean, por ajo është kritikuar për mungesë detajesh.
Shumë vëzhgues kanë thënë se Koreja e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për të çmontuar lokacionet bërthamore dhe raketore.
Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthamore dhe ka hedhur 40 raketa balistike, duke nxitur zemërim te SHBA-ja dhe fqinjët e saj, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Takohen liderët e dy Koreve
Liderët e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut do të takohen në kryeqytetin e Koresë Veriore për të zhvilluar bisedimet në lidhje negociatat për de-nuklearizim.
Që nga fillimi i vitit Koreja e Veriut ka nisur një rrugëtim të papritur duke zhvilluar takime me liderë të Koresë së Jugut si dhe të SHBA-ve.
Megjithatë bisedimet me Uashingtonin deri më tani nuk kanë rezultuar me marrëveshje konkrete, ndonëse ka pasur pajtueshmëri në qëllime të përgjithshme.
Koreja e Jugut ka ndërmarrë një rol kyç të ndërmjetësimit.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe bashkëshortja e tij Kim Jung-sook kanë arritur në Pyongyang mëngjesin e së martës, për një vizitë tre ditore.
Ata janë pritur nga Kim dhe bashkëshortja e tij, Ri Sol-ju.
Ky është takimi i tretë i Moon me Jong-un që nga samiti historik që u mbajt në prill të këtij viti.