Gjykata Supreme e Perusë e ka anuluar faljen ndaj ish-presidentit të atij vendi, Alberto Fuhimori, dhe urdhëroi që ai të arrestohet menjëherë dhe të kthehet në burg.
Presidenti i Perusë, Pedro Pablo Quincski miratoi më 24 dhjetor të vitit të kaluar faljen, që Fuhimori, 80 vjeç, të lirohet nga burgu, pasi mjekët zbuluan se po vuante nga sëmundje "progresive dhe e pashërueshme" dhe se jeta e tij ishte e rrezikuar në burg.