Angela Merkel reagon ashpër për vrasjen e gazetarit Khashoggi - Bota Sot
Angela Merkel reagon ashpër për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Bota

Angela Merkel reagon ashpër për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 21:41
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll dhe tha se shpjegimet e dhëna deri më tani që u thanë për vrasjen e tij, ishin të pamjaftueshme.

“Ne e dënojmë këtë veprim në termat më të forta”, tha ajo dhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, në një deklaratë, raporton Al Jazeera.

“Presim transparencë nga Arabia Saudite rreth rrethanave të vdekjes së tij. Informacioni i disponueshëm për ngjarjet në konsullatën në Stamboll janë të pamjaftueshme”.

Duke shprehur dhimbje të thellë për miqtë dhe të afërmit e Khashoggi, ata thanë se përgjegjësit për vdekjen e tij duhet të japin përgjegjësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...