Miku i Khashoggit tregon pse Arabia Saudite shkoi aq larg sa të vriste Khashoggin

Bota

Miku i Khashoggit tregon pse Arabia Saudite shkoi aq larg sa të vriste Khashoggin

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 18:16
Jamal Khashoggi

Një skuadër saudite kishin tymosur duhan dhe pirë alkool në një udhëtim “të gëzuar”, pasi dyshohet se ata ishin ata që vranë gazetarin saudit, Jamal Khashoggi.

Kështu së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell media, pretendon njeriu i cili thotë se është shoferi i taksisë i cili i kishte dërguar ata për në aeroport.

Madje, sipas shoferit, një nga udhëtarët e tij në rrugën e kthimit nga konsullata saudite në Stamboll mund të jetë një oficer i lartë i inteligjencës pranë Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Turqia pretendon se një skuadër sigurie prej 15 vetësh është dërguar për të vrarë Khashoggi, ndërsa Rijadi mohon se princi i kurorës kishte ndonjë dijeni për vrasjen.

Ndërkohë, siç shkruan tutje DailyMail, një mik i Khashoggi deklaroi se gazetari ishte gati të zbulonte se Arabia Saudite po përdorte armë kimike në luftën e saj me Jemenin.

“Ata ishin shumë të gëzuar. Ata pinë duhan dhe pinë alkool në makinë”, citohet të ketë thënë taksisti.

Sipas mikut të Khashoggi, 59-vjeçari dukej “i pakënaqur” dhe “i shqetësuar” kur ata u takuan së fundi pak përpara vdekjes së gazetarit.

“[Khashoggi] më tha se po provonte se Arabia Saudite kishte përdorur armë kimike. Ai tha se shpresonte që ai do të merrte dëshmi të dokumentuara”.

Arabia Saudite është përballur edhe më parë me pretendimet se ka përdorur “armë kimike” në konfliktin e Jemenit.

Jamal Khashoggi, një shtetas saudit dhe kolumnist i “Washington Post”, për herë të fundit u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe që nga ajo datë nuk ka patur më asnjë lajm për të.

Sipas vlerësimeve nga burimet turke të policisë derisa është konfirmuar se Khashoggi nuk ka dalë më nga ndërtesa e konsullatës ku ai hyri më 2 tetor, është bërë e ditur se në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë të tjerë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me 2 avionë dhe vizituan konsullatën ndërkohë që ai ishte ende brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat