Presidenti ukrainas thërret kabinetin e luftës pasi Rusia i sulmon anijet

Bota

Presidenti ukrainas thërret kabinetin e luftës pasi Rusia i sulmon anijet

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 23:02
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka mbledhur kabinetin e luftës, pasi që forcat ruse sulmuan anijet ukrainase në Detin e Zi, ku mbetën të lënduar disa anëtarë të ekuipazhit.

Ndërsa Shërbimi i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka akuzuar Ukrainën për shkelje të ligjit ndërkombëtarë, duke thënë se së shpejti do t’i bëj publike disa prova të “pakundërshtueshme”, shkruan Euronews,

Tensionet e thelluara midis dy vendeve kanë detyruar Bashkimin Europian që të ndërhyjë, duke iu bërë thirrje Kievit dhe Moskës që të “veprojnë në mënyrë të matur për të minimizuar tensionet” në Detin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat