Vrau 300 vajza - indianët deshën ta varrosin të gjallë, tash humbet pa gjurmë

Bota

Vrau 300 vajza - indianët deshën ta varrosin të gjallë, tash humbet pa gjurmë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:34
Pedro Lopez

Pedro Lopez, vrasësi më mizor në histori, i njohur si përbindëshi nga Andet, rrëmbeu, përdhunoi dhe mbyti viktimat e tij, dhe më pas i varrosi në një varr masiv.

“Unë jam njeriu i shekullit. Nuk do të më harrojnë kurrë”, tha vrasësi serik kolumbian, i cili akuzohet se ka vrarë më shumë se 300 vajza të moshës 8 dhe 12-vjeç në Ekuador, Peru dhe Kolumbi, në periudhën 1969-1980.

Ata joshte vajzat në ndërtesa boshe, ku secilën prej tyre e dhunonte para se ta vriste, më së shpeshti duke ua vendosur kokën në ujë. Ai i vriste ato vetëm gjatë ditës. Pas vrasjes së tyre, ai shpesh i vendosi viktimat në një pozitë të ulur dhe "bisedonte" me to, duke përgatitur çaj që e lehtësonte atë.

Vajzat e bukura dhe të pafajshme i kërkonte në tregje. Ndonjëherë i përcillte dy deri në tri ditë, derisa ato mbeteshin vetëm. Ai i joshte me dhurata, i çonte jashtë qytetit ku iu premtonte se do t’iu jepte dhurata edhe për nënë e tyre. Pastaj i çonte në një vend të fshehtë, ku i priste varri i gatshëm. Ndonjëherë mbi to kishte edhe trupa të viktimave të mëparshme.

"I përkëdhelja dhe në agim i përdhunoja. Dalja e diellit më ngacmonte. I detyroja në seks duke i kapur për fyti. Derisa dilte dielli, i mbytja në ujë. U deshën 15 minuta kohë për të vdekur. Isha shumë i kujdesshëm. Unë kam qenë me to për një kohë të gjatë për t'u siguruar që ishin të vdekura. Ndonjëherë më duhej t'i mbytja përsëri. Ato nuk bërtitnin kurrë, pasi nuk prisnin të ndodhë diçka e tillë. Ato ishin të pafajshme. Mikeshat e mia të vogla pëlqenin shoqërinë. Shpesh vendosja tri ose katër në të njëjtin varr”, tha ai në një intervistë për National Examiner, pak pas daljes nga burgu.

Pedro Alonso Lopez u lind në vitin 1948 në Tolima, një qytet kolumbian, u dëbua nga shtëpia pasi në moshën tetëvjeçare ishte kapur duke bërë seks me motrën e nënës së tij. Ai u ble nga një njeri i moshuar që e mori atë në shtëpi dhe e përdhunoi rregullisht. Në Bogotinë, për shkak të trupit të dobët, u mor nën përkujdesjen e një çifti amerikan, i cili e adaptoi dhe e regjistroi në shkollë.

Por, Pedro abuzoi seksualisht mësuesin, vodhi para nga zyra e shkollës dhe iku në shtëpi. Për shkak të vjedhjes së një makine si 17-vjeçar, ai u dënua me shtatë vjet burg dhe në ditën e dytë në burg ai u përdhunua nga tre të burgosur, të cilët i vrau pastaj një nga një me thikë të improvizuar.

Ai kishte frikë nga femrat, për nevoja seksuale përdorte revistat pornografike, dhe për shkak të telasheve fajësoi nënën e tij. Pas largimit nga burgu, ai filloi udhëtimin në Peru dhe Ekuador dhe përdhunoi dhe vriste vajza të reja.

Ayacuchos, një fis indian, pothuajse e varrosi të gjallë, pasi ai u përpoq të rrëmbente një vajzë nëntëvjeçare, por u shpëtua falë misionarëve amerikanë.

Lopez u arrestua 11 vjet pas vrasjes së parë kur kishte humbur një përpjekje rrëmbimi dhe shitësit e kapën. Atë e vërejti një shitës i frutave teksa po iu afrohej vajzave, duke u ofruar ëmbëlsira dhe para. Gruaja e ndoqi atë dhe, duke parë se ai po përpiqej ta tërhiqte fëmijën larg, filloi të bërtiste. Turma e njerëzve vrapoi pas Lopez dhe policia mezi e shpëtoi nga linçimi.

Ai pranoi vrasjet dhe policia gjeti një varr masiv me viktimat e tij. Edhe pse ai pranoi se vrau mbi 300 vajza, vetëm 110 trupa u gjetën. Ai mori 16 vjet burg. U lirua më herët për shkak të sjelljes  së mirë. Pas kësaj, u dërgua në një spital psikiatrik në Kolumbi, ku u lirua në vitin 1998. Mjekët thanë se ishte i shëndetshëm. Që nga ajo kohë nuk dihet më asgjë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat