Irani e dënon gazetaren reformiste me 12 vjet e 9 muaj burgim

Bota

Irani e dënon gazetaren reformiste me 12 vjet e 9 muaj burgim

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:06
Hengameh Shahidi

Mediet iraniane raportojnë se një gjykatë revolucioniste iraniane e ka dënuar gazetaren, Hengameh Shahidi, me gati 13 vjet burgim. Përveç këtij dënimi, gjykata ia ka ndaluar asaj edhe anëtarësimin në grupe politike, kryerjen e punës së gazetares dhe udhëtimet jashtë vendit.

Thuhet se gazetarja ka të drejtë ligjore që të bëjë ankesë kundër këtij vendimi. “Për shkak të ndjeshmërisë së procedurave dhe natyrën e sigurisë së rastit, nuk mund të publikoj hollësi për vendimin e gjykatës”, deklaroi avokati i gazetares, Mostafa Turk, për agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve.

Shahidi ka qenë e paraburgosur që nga qershori i këtij viti. Ajo ishte dënuar edhe më herët në vitin 2009, kur ishin mbajtur zgjedhjet e kontestuara presidenciale. E njëjta gazetare ishte mbajtur për disa muaj në paraburgim edhe vitin e kaluar. Kohëve të fundit, Irani ka burgosur shumë gazetarë dhe aktivistë, nën akuzat e paqarta për shkelje të ligjeve të sigurisë, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat