Uashingtoni i kërkon europianëve që të sanksionojnë programin balistik iranian

Bota

Uashingtoni i kërkon europianëve që të sanksionojnë programin balistik iranian

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:57
Mike Pompeo

SHBA-ja i kërkoi sot europianëve të aplikojnë sanksione kundër programit të raketave balistike iraniane, që për Uashingtonin përbën një kërcënim të rëndë dhe në rritje.

“Uashingtoni dënoi gjatë fundjavës një test të ri nga Irani të një rakete balistike me rreze të mesme në gjendje që të transportojë shumë mbushje dhe të godasë gjithë Lindjen e Mesme dhe disa rajone të Europës”, sipas sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, që gjykon se ky test është në shkelje të rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ky është një kërcënim i rëndë dhe ne duam të shohim Bashkimin Europian të aplikojë sanksione që shënjestrojnë programin me raketa të Iranit”, tha ai para gazetarëve që shoqëronin Mike Pompeo para se të mbërrinte në Bruksel për një mbledhje të NATO-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat