Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është në proces në Japoni pas një incidenti që përfshin dy avionë të Korpusit të Marinës Amerikane.
Avionët e përfshirë janë një KC-130 dhe një F / A-18 me seli në Iwakuni afër Hiroshimës dhe mbanin shtatë persona, thanë zyrtarët e marinsave.
Një i mbijetuar është shpëtuar nga ekipet kërkimore japoneze, por gjashtë të tjerë mbeten të zhdukurm përcjell syri.net.
Mediat amerikane thonë se dy aeroplanët u rrëzuan gjatë furnizimit me karburant në mes të ajrit, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Trupat Detare njoftuan në rrijetin social Twitter se incidenti ndodhi rreth orës 02:00 të enjten (ora 17:00 GMT të mërkurën).
Kishte pesë persona në C-130 dhe dy në F-18.