1.35 milionë njerëz vdesin çdo vit në aksidente me makina, zbulon studimi i fundit - Bota Sot
1.35 milionë njerëz vdesin çdo vit në aksidente me makina, zbulon studimi i fundit

Bota

1.35 milionë njerëz vdesin çdo vit në aksidente me makina, zbulon studimi i fundit

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Çuditërisht, motoçiklistët përbëjnë më shumë se 1/4 e të gjitha vdekjeve në rrugë.

Në fakt, një raport i ri thotë se rreth 1.35 milionë njerëz vdesin në rrugë çdo vit dhe ky është një numër i frikshëm. Për ta vënë atë në perspektivë, 1.35 milion është përafërsisht popullsia e një qyteti të madhësisë së Kopenhagës.

Raporti në fjalë është raporti i fundit i statusit global mbi sigurinë rrugore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ajo zbulon se shkaku kryesor i vdekjes të fëmijëve dhe të rinjve të moshës ndërmjet 5 dhe 29 vjet është aksidenti rrugor.

Tendenca e vetme pozitive e formuar nga raporti prej 424 faqesh (po, 424 faqe!) është se normat e vdekjes në krahasim me madhësinë e popullsisë botërore janë stabilizuar vitet e fundit.

Si rregull i përgjithshëm, rreziku i vdekjes në rrugë është afërsisht tre herë më i lartë në vendet me të ardhura të ulëta krahasuar me vendet e pasura. Shkalla më e lartë e 26.6 vdekjeve për 100,000 banorë është në Afrikë dhe më e ultë e 9,3 për 100,000 është në Evropë.

Krahasuar me raportin e mëparshëm të OBSH nga 2015, Amerika, Evropa dhe Paqësori Perëndimor kanë raportuar të gjitha një rënie në normat e vdekjeve në rrugë.

Studimi thotë se këmbësorët dhe çiklistët përbëjnë rreth 26 përqind të të gjitha vdekjeve të trafikut. Kjo shifër është veçanërisht e lartë në Afrikë (44 përqind) dhe në Mesdheun Lindor (36 përqind). Nga ana tjetër, motoçiklistët dhe pasagjerët përbëjnë afërsisht 28 përqind të të gjitha vdekjeve në rrugë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...