Rregulla të reja të punësimit në Gjermani

Evropë

Rregulla të reja të punësimit në Gjermani

Më: 12 janar 2019 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani ka treguar se punët më të kërkuara në vitin 2018 ishin mjekë, biologë, kimistë, teknikë, elektricistë, personel mjekësor etj. 

Ajo që ka qenë mungesë në Gjermani është fuqia punëtore. Duke e parë këtë ata do të fillojnë të promovojnë emigracionin për të eliminuar mungesën e fuqisë punëtore. 

Nga viti 2020 pritet të ketë rregulla të reja të punësimit, duke krijuar kushte më të lehta. 

Në vitin e ardhshëm, në projektligjin e ri, çdo punëtorë është i barabartë në treg. Të gjithë shtetasit e huaj do të jenë në një nivel në tregun e punës me ata gjerman. 

Ligji i ri do të lejojë marrjen e vizës gjashtë mujore. Pra nuk është e nevojshme të sigurohet një kontrata pune por ka të drejtë të vijë të kërkoj punë. 

Me vizën gjashtë mujore nuk llogaritet asistenca sociale. Turistët duhet të kenë parë të mjaftueshme për t’u kujdesur vetë. 

Njohje më e lehtë e diplomave nga vendit ku vijnë. Ligji i ri do të krijoj mundësi që diplomat të njihen më shpejtë. 

Këto konsiderohen profesionet më fitimprurëse në Gjermani:  Specialistë i IT-së, Mjekë, Biologë, Zejtari, Staf mjekësor, teknikë, elektricistë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat