Britania e Madhe duhet të bindë çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian nëse dëshiron të shtyjë Brexit, deklaroi sot ministri holandez i Punëve të Jashtme, ndërkohë që duket se BE-ja po e ashpërson pozicionin e saj mbi këtë çështje.
Ministri Stef Blok i bëri këto deklarata me rastin e një prezantimi ku paraqiti përgatitjet speciale të aplikuara nga qeveria holandeze në portet kryesore për tragete në kuadër të Brexit, që parashikohet më 29 mars, shkruan ATSH.
“Të gjithë personat e pranishme këtu do të preken shumë nga një Brexit pa marrëveshje”, theksoi Blok për gazetarët gjatë një fjalimi në portin e Vlardigenit, pranë Roterdamit.