Përplasje mes dy trenash në stacionin e Inverigo, 6 të plagosur

Evropë

Përplasje mes dy trenash në stacionin e Inverigo, 6 të plagosur

Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:07
Foto ilustruese

Aksidenti është shkaktuar nga nisja me të kuqe e vagonëve drejt Canzo-Asso. Makinisti më pas ka frenuar me forcë, pa arritur të evitojë përplasjen me trenin që vinte në drejtim të kundërt mw të, nga Erba drejt Milanos.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre ambulanca dhe helikopteri. Qarkulli është ndërprerë në linjën Milano-Asso mes Arosio dhe Mereno, duke u krijuar një sherbim zëvendësues me autobus.

Sipas departamentit të Mbrojtjes civile, në aksident u përfshinë rreth 70 njerëz, por që fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime. Trenord ka hapur një hetim për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat